Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani I kërkon Komisionit Europian të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj Serbisë, pasi siç thotë, hetimet e deritanishme kanë treguar se qëndron pas sulmit të 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit. Ajo tha se Kosova nuk po kërkon sanksione, sepse të paktën një shtet do të përdortë të drejtën e vetos, por se Komisioni Europian ka të drejtën dhe kompetencat për të prezantuar masa politike dhe financiare që nuk kërkojnë miratimin e Këshillit
Bashkimi Europian ka thënë se po pret përfundimin e hetimeve të autoriteteve kosovare për ngjarjet në Banjskë para se vlerësojë hapa të rinj, por ka raportime se PE pritet të miratojë një rezolutë më 19 tetor, e cila do të kërkojë vendosjen e masave ndëshkuese ndaj Serbisë.
Osmani fajësoi qasjen e BE-së ndaj Serbisë, që sipas saj ka “inkurajuar” Vuçiçin për një sulm të tillë ndërsa kërkoi që dialogu të rimendohet, duke marrë në konsideratë ngjarjes e 24 shtatorit.
Gjatë konferencës për shtyp, Osmani njoftoi gjithashtu se nuk e nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn në postin e Kryeprokurorit të Shtetit, për shkak të disa shkeljeve ligjore në procesin e përzgjedhjes. Ajo tha se për çështjen e kryeprokurorit është përballur me presione të paligjshme. (A2 Televizion)
                                          
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   
						                   