Me flamuj kuq e zi dhe fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, ish-ushtarë të UÇK-së janë mbledhur para objektit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, para shpalljes së verdiktit.
Ismail Selmani beson se fjala e fundit do të jetë pozitive, ndërsa pret lirimin e bashkëluftëtarëve. Në Hagë janë edhe familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, si dhe bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
“Nesër besojmë dhe shpresojmë që gjykata të japë verdiktin pozitiv, 99 për qind. Hashim Thaçi është një njeri që i shërbeu atdheut të tij dhe askujt tjetër.
Të gjykohen këta syvenirë të kombit padrejtësisht, nuk e di si do të pranohet. Nuk duam që të ndodhin probleme, por në qoftë se ndodh kjo, përgjegjësia është e atyre udhëheqësve politikë, e jo e luftëtarëve.”, tha Ismail Selmani, ish-luftëtar i UÇK-së
“Deri më tani, kushdo që ka hyrë në dyert e kësaj gjykate është dënuar dhe kjo është e pafalshme, sepse kjo nuk ndodh as në Rusi e Kinë, as nëpër shtete të tjera autokratike.
Nesër është në dorën e panelit që këtë ditë ta shndërrojë në një ditë të madhe të drejtësisë ndërkombëtare dhe jo në një ditë të madhe të padrejtësisë.
Kosova, në mirëbesim, e ka ndërtuar këtë gjykatë. Me SHBA-në që kemi bërë rrugëtimin bashkë dhe kemi pasur fitore diplomatike së bashku, kemi besim...
Një verdikt i tillë do të ishte i papranueshëm për qytetarët e Kosovës, sepse do të shkundte themelet e shtetit të Kosovës.”, tha Artan Behrami, deputet i PDK-së, ish-këshilltar i Thaçit (A2 Televizion)