Verdikti për Salih Mustafën, Apeli vendos më 14 dhjetor

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2023, 18:19 | Aktualitet

Verdikti për Salih Mustafën, Apeli vendos më 14 dhjetor

Apeli i Gjykatës Speciale në Hagë ka caktuar datën 14 dhjetor për të dhënë verdiktin përfundimtar për ish-drejtuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca e apelit do të jetë publike dhe e hapur për mediat.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, u dënua me 26 vjet burg për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë. Ai është dënuar me 10 vjet burgim për ndalim arbitrar, 22 vjet burgim për torturë dhe 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme.

Sipas aktakuzës, Salih Mustafa, i njohur si “komandant Cali”, ka qenë komandant i njësitit gueril BIA, njësit brenda Zonës Operative të Llapit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjykata Speciale heton krimet e pretenduara të anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë në periudhën janar 1998 - dhjetor 2000. Gjykata e ka selinë në Hagë të Holandës, por funksionon sipas ligjeve të Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos