
Disa aeroporte në Spanjë mbyllën hapësirën e tyre ajrore, për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat rrezikon të binin në territorin e këtij shteti, ndërsa fatmirësisht përfunduan në Oqeanin Paqësor.
Aeroportet në Barcelonë, Tarragona, Ibiza dhe Reus mbyllën hapësirën ajrore për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza zgjati rreth 3 orë.
Një zëdhënës i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Katalonjës konfirmoi: “Për shkak të rrezikut që lidhet me kalimin e objektit hapësinor CZ-5B që kalon hapësirën ajrore spanjolle, fluturimet janë anuluar nga ora 09:38 deri në 10:18 në Katalonjë.
“Eurocontrol na ka informuar për hyrjen e pakontrolluar të një rakete kineze në atmosferën e Tokës”.
Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës.
Moduli i quajtur Mengtain u nis në hapësirë nga qendra e nisjes së satelitëve Wenchang në provincën jugore të ishullit Hainan. (A2 Televizion)