All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Raketa më gjigante në botë niset për fluturim, por shpërthen disa minuta më pas

Nga A2 CNN
20 Prill 2023, 16:35 | Teknologji
All - Paragraf - 1

Raketa gjigante e SpaceX u nis nga baza ajrore pas testit të parë që u mbajt të enjten pasdite, por shpërtheu disa minuta më pas dhe u përplas në Gjirin e Meksikës.

Kompania e Elon Musk synonte që ta niste anijen kozmike rreth 120 metra të lartë në një udhëtim rreth e qark botës, që nga maja jugore e Teksasit, pranë kufirit meksikan.

All - Paragraf - 3

Sipas planit, pritej që boost-eri të largohej nga anija kozmike disa minuta pas ngritjes, por kjo nuk ndodhi. Raketa filloi të humbiste lartësi dhe më pas shpërtheu katër minuta pas fluturimit, duke u rrëzuar në gji.

Pas ndarjes, anija kozmike supozohej të vazhdonte në lindje për të orbituar planetin, përpara se të përplasej më pas në Paqësor, pranë Havait.

Turma spektatorësh ndoqën nisjen e raketës nga ishulli South Padre. Kompania planifikon që ta përdorë mjetin fluturues për të dërguar njerëz dhe ngarkesa në Hënë dhe në Mars.

All - Paragraf - 6

NASA ka rezervuar një anije kozmike për ekipin e saj të ardhshëm që do të realizojë ecje në hënë dhe ata që kanë mundësi financiare po rezervojnë që tani fluturime për në satelitin tonë natyror. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos