Momenti kur raketa Iskander bie në aeroportin ukrainas

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2022, 19:20 | Bota

Aeroporti në qytetin Zhytomyr është goditur pasditen e së dielës nga raketa Iskander, të cilat dyshohet të jenë lëshuar nga territori i Bjellorusisë.

Lajmi është bërë i ditur nga Anton Herashchenko, këshilltari i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, raporton BBC, i cili publikoi fillimisht një video në Facebook ku pretendonte se pak pasi Ukraina kishte pranuar të negocionte me Rusia, raketat ishin lëshuar nga shteti fqinj.

https://a2news.com/2022/02/27/negociatat-ne-pikepyetje-raketa-iskander-leshohet-nga-bjellorusia-ne-drejtim-te-ukraines/

Ai shkroi sërish duke theksuar se raketat kanë përfunduar në aeroportin e qytetit Zhytomyr.

Zyrtarët ukrainas dhe ata rusë pritet të mbajnë një takim mëngjesin e së hënës në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos