Ndoshta Vladimir Putin e kishte menduar të lehtë, por Ukraina është më e bashkuar se kurrë më parë për t’i bërë ballë Rusisë.
Jo vetëm ushtria, por i gjithë populli po lufton me mënyra nga më të ndryshmet për t’ia bërë të pamundur rusëve pushtimin e vendit.
Me mijëra vullnetarë janë pajisur me armë ditët e fundit, madje duke mbajtur edhe radhë për të rrëmbyer armët. Një prej tyre është edhe ish-miss Ukraina, Anastasiia Lenna, e cila ka rrëmbyer armët për të luftuar ushtrinë e Vladimir Putin, shkruan Daily Mail.
Prej katër ditësh, trupat ruse janë mundur të arrijnë Kievin, por rezistenca e ukrainasve ka qenë e jashtëzakonshme. Ata pretendojnë se kanë vrarë më shumë se 4 mijë ushtarë rusë gjatë këtyre ditëve të përgjakshme. (A2 Televizion)