Raketat ruse vrasin 23 ukrainas, mes tyre 3 fëmijë

Nga A2 CNN
14 Korrik 2022, 21:24 | Bota

Raketat ruse kanë goditur një qytet larg vijës së frontit lindor në Ukrainë, duke vrarë të paktën 23 persona, përfshirë tre fëmijë, thonë zyrtarët ukrainas.

Gjashtëdhjetë e gjashtë persona u shtruan në spital pas sulmit në Vinnytsia, në jug-perëndim të Kievit dhe shumë larg nga zemra e luftimeve në Donbas.

Tre raketa ruse goditën një bllok zyre dhe dëmtuan disa ndërtesa banimi.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti atë "një akt të hapur terrorizmi".

Raketat goditën parkun e makinave të bllokut të zyrave nëntëkatëshe rreth orës 10:50, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës. Ndërtesat e banimit u goditën gjithashtu në qendër të Vinnytsia, e cila ka një popullsi prej rreth 370,000 banorësh.

Ministria ruse e mbrojtjes, e cila mohon të ketë shënjestruar civilët, ende nuk ka komentuar mbi sulmin.

Presidenca ukrainase tha se sulmi kishte ardhur nga raketat Kalibr të lëshuara nga një nëndetëse në Detin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos