
Në emisionin “I Ftuari”, gazetari Ylli Rakipi bëri një analizë të shkurtër të dallimit, sipas tij, të kryeministrit Edi Rama dhe paraardhësit të tij Berisha.
Për Rakipin ndryshimi është si “nata me ditën”. Ai shprehet se njerëz me rekorde kriminale vërtiteshin në PD, por nuk futeshin në zyrën e Berishës, ndërsa thekson se sot ata mund t’i gjesh në krye të bashkive.
“Berisha është njeriu që vuri një vulë të fortë në Shqipëri. Berisha ka ardhur mbi disa principe. Sigurisht ka dritëhijet e tij të fuqishme. Sali Berisha bën një rrugë, i cila mendohet se është vjedhur një pjesë, por rruga është atje nëse shkon. Ndërsa ky nuk bën asnjë vepër e na lë me breza në borxhe. Njerëzit me rekorde kriminale mund të vërtiteshin në Partinë Demokratike, por jo në zyrën e Berishës, as në Parlament nuk shkonin. Ky i kishte në Parlament, i ka në tryezë, i ka në krye të bashkive, njerëz që kanë ndërruar emra. Ky është si nata me ditën. Autoritarizmi i Sali Berishës është ballkanik, por Berisha ka 6 vjet që ka ikur, po o more me Sali Berishën mbaron këtu”, u shpreh Rakipi. (A2 Televizion)