Burnley dënoi me forcë një parullë ku shkruhej “White Lives Matter” – “Jetët e bardha kanë vlerë”, të shfaqur para ndeshjes së kampionatit të futbollit kundër Manchester City të hënën nga disa prej tifozëve të tyre.
Që prej rinisjes së Premier League, të gjithë lojtarët e klubeve kanë mbajtur të shkruar në fanellat e tyre mesazhin “Black Lives Matter” për të mbështetur lëvizjen e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Pasi personat që shfaqën parullën u identifikuan si tifozë të Burnley-t, klubi bëri të ditur përmes një deklarata se ata nuk janë më të mirëpritur brenda stadiumit. “Nuk përfaqësohet kështu klubi ynë. Klubi ka një histori krenare duke punuar me të gjitha gjinitë, fetë, dhe besimet dhe qëndron kundër racizmit të çdo lloj forme”. (A2 Televizion)