Rally Dakar, triumf për Al-Attiyah dhe Toby Price |FOTO

Nga A2 CNN
18 Janar 2019, 16:36 | Sporte të tjera

Edicioni i 41-të i Rally të Dakar përfundoi, me garuesit që mbërritën në kryeqytetin e Perusë, Lima. Në konkurrimin për makina, Nasser Al-Attiyah me Toyota regjistroi triumfin e tretë në karrierë.

Ai e mbylli etapën e dhjetë pa rrezikuar, duke u klasifikuar në vendin e 12-të, me 9 minuta diferencë nga Carlos Sainz. Në renditjen e përgjithshme, fituesi Al-Attiyah ndiqet nga Nani Roma me makinën Mini dhe Sebastien Loeb, në vendin e tretë me afro 2 orë distancë.

Piloti nga Katari nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren, duke përsëritur sukseset e viteve 2011 dhe 2015. Festë e madhe për Toyota-n, që regjistroi triumfin e parë në Dakar.


Nasser Al-Attiyah

Emocionet ishin më të forta në konkurrimin për motorë, aty ku australiani Toby Price fitoi etapën e fundit, e cila i dhuroi edhe triumfin në garë.

Suksesi i dytë në karrierë për pilotin e KTM-së, pas atij në vitin 2016. Paraqitje e jashtëzakonshme ajo e australianit, i cili ishte i dëmtuar në dorë gjatë gjithë garimit në Rally-n e Dakar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos