Një pilot irlandez i garave Rally humbi jetën si pasojë e një aksidenti gjatë përgatitjeve për një garë që do të mbahej në Kroaci.





Hyundai Motorsport njoftoi lajmin e rëndë për vdekjen e kampionit të saj, Craig Breen, ndërkohë që bashkë-piloti James Fulton shpëtoi pa plagë të rënda.
Sipas Motorsport.com, piloti Craig Breen ishte duke bërë testimet e fundit për makinën e tij përpara garës së dytë Rally të sezonit që sapo kishte nisur. (A2 Televizion)