
Pas takimit të zhvilluar në qytetin e Lezhës me zyrtarë dhe qytetarë të këtij qarku, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim online me të gjithë kandidatët për deputetë.
Duke qenë se sistemi zgjedhor në këto zgjedhje është ndryshe, Rama ka këshilluar kandidatët të shmangin luftën e brendshme për grumbullimin e votave individuale dhe të fokusohen në garantimin e votës për Partinë Socialiste.
Mes të tjerash, kreu i PS iu ka rikujtuar kandidatëve socialistë se objektivi në këto zgjedhje mbetet marrja e 78 mandateve. (A2 Televizion)