Edi Rama dhe Albin Kurti shfrytëzuan mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Prishtinë për të dhënë mesazhin se mendimet e ndryshime mbi çështje si Open Balkan, nuk janë arsye për konflikt në marrëdhëniet mes njëri-tjetrit. Rama nënvizoi se nuk synon të ndërhyjë në politikën e Prishtinës, ndërsa Kurti theksoi se lidhja e Kosovës me Portin e Durrësit dhe hekurudha mes dy shteteve shqiptare, janë prioritetet në marrëdhëniet dypalëshe. “Nuk mund të japim komente për përshtypjet, përndryshe nuk do të ishim as kryeministra, as analista të mirë. Për ne është i rëndësishme porti i ri i Durrësit, porti i thatë në Prishtinë dhe hekurudha në mes”, tha Kurti. (A2 Televizion)
Rama dhe Kurti i hedhin ujë zjarrit të Ballkanit të Hapur
