Mediu në GJKKO: Ministria e Mbrojtjes nuk shpenzoi asnjë qindarkë për Partizanin. Privatizimi me kërkesë të PS

Nga Armand Bajrami
9 Nëntor 2026, 11:53 | Kronikë

Mediu në GJKKO: Ministria e Mbrojtjes nuk shpenzoi asnjë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, dëshmoi të hënën në Gjykatën e Posaçme në procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të bashkëpandehurve të dosjes "Partizani".

Mediu tha se Sport Klub Partizani nuk kishte qenë pjesë e interesit të tij si ministër i Mbrojtjes.

"Ministri është autoritet politik, nuk do çdo varësi. Ne ishim të angazhuar maksimalisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ministria e Mbrojtjes nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për Sport Klub Partizanin".

Sipas dëshmitarit, vendimi për privatizimin ishte iniciuar dhe vendosur nga qeveria e mëparshme.

"Fillimi i procesit të privatizimit u bë me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë të qeverisë së PS", tha Mediu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos