Rama e sponsorizoi për stolin, Reja në Shkodër për dy kuqezinj

Nga A2 CNN
24 Mars 2019, 16:54 | Futboll
Rama e sponsorizoi për stolin, Reja në Shkodër për dy

Ndaj Turqisë ishte ndeshja e fundit për Panuccin nën drejtimin e Kombëtares shqiptare, e cila do të drejtohet të hënën ndaj Andorrës në transfertë nga dyshja Sulejman Mema dhe Ervin Bulku.

Megjithatë, drejtuesit në FSHF janë duke punuar intensivisht për të gjetur sa më parë trajnerin e ri të Kombëtares. Madje, për këtë është vënë në lëvizje edhe Kryeministri Rama, të paktën nga ajo që ka shkruar “Corriere dello Sport”.

Ende pa u zyrtarizuar shkarkimi i Panuccit, u zbulua se në “Loro Boriçi” kishte qenë i pranishëm edhe trajneri me përvojë italian Edi Reja. Media italiane ka shkruar ditën e sotme se për të bindur ish-trajnerin e Napolit dhe të Lazios është angazhuar edhe Kryeministri Edi Rama

Megjithatë, edhe pse nuk ka pasur një reagim nga Reja, i cili mbetet ende një alternativë, duke pasur parasysh edhe marrëdhëniet e mira me Igli Taren, mësohet se ai ishte i pranishëm në “Loro Boriçi” për të vëzhguar dy lojtarë kuqezi.

I pari është talenti Myrto Uzuni, për të cilin mes skuadrave të interesuara janë edhe Atalanta, Sassuolo dhe Udinese. Lojtari i dytë, mësohet se ka qenë Veseli, për të cilin interesohet Torino. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos