Rama elozhe Abazoviçit nga Podgorica: Mik i çmuar që e sheh politikën si qytetar, e jo si përfaqësues i një etnie

Nga A2 CNN
7 Korrik 2023, 16:33 | Politikë
Rama elozhe Abazoviçit nga Podgorica: Mik i çmuar që e sheh

Kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez, Dritan Abazoviç, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp nga Podgorica, ku kreu i qeverisë shqiptare është ndalur, ditën e sotme, në kuadër të turit të tij disaditor ballkanik.

“Është një kënaqësi shumë e veçantë sa herë takohem me mikun tim Dritan, sepse është ndër të paktët në Ballkan që e shikon politikën si qytetar dhe jo si përfaqësues i një etnie, dhe kjo është diçka sa e rrallë aq edhe e çmuar.

Jemi në një fazë tjetër të historisë sonë dhe brezat nuk do ta falnin kurrë nëse nuk do të bënim të gjitha përpjekjet tona për të ndaluar që rajoni të kthehej mbrapsht deri te konfliktet që kanë shkaktuar gjakderdhje të mëdha dhe kanë hapur vija të thella urrejtjeje mes vendeve.

Ne jemi jo vetëm në një linjë politikisht, por edhe në një horizont të përbashkët në përqasje. Çdo gjë që ushqen konflikt në rajonin tonë, për ne është problem dhe ne nuk jemi në asnjë moment të gatshëm për t'u bërë pjesë, por përkundrazi ne jemi për paqe për njerëzit, që ata të kenë më shumë punë, të ardhura dhe jo përralla heroizmash.

Ne kemi nevojë për modele të reja, të cilat të frymëzojnë të tërë se si të jemi më inovativë, më kreativë, si t'i bëjmë ekonomitë tona më të forta.” (A2 Televizion)

Kryeministri Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Dritan Abazoviç
https://a2news.com/2023/07/07/rama-nga-bosnje-hercegovina-do-te-hapim-ambasade-ne-sarajeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos