Edi Rama ka uruar Ditën e Flamurit me anë të një statusi në Facebook.
“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë, shqiptarët pa asnjë dallim, kudo që janë e pavarësisht bindjeve që kanë dhe flamurin më të bukur në botë sigurisht”.
Postimi shoqërohet me një video ku luhet himni kombëtar. (A2 Televizion)