Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në Fushë-Theth

Nga Senad Nikshiqi
13 Nëntor 2026, 11:42 | Kronikë

Përmbytjet përfshijnë Thethin, situatë problematike në

Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar vërshime uji në zonën e Thethit, ku banorët po përballen me probleme që prej mbrëmjes së kaluar. Më e prekur paraqitet Fushë-Thethi, ku prurjet e ujit kanë dalë nga kanalet dhe janë përhapur në afërsi të banesave, duke krijuar rrezik për to.

Si pasojë e përmbytjeve, raportohen edhe dëme në bagëti në banesën e Dedë Drenit, ndërsa banorët shprehen të shqetësuar për përkeqësimin e situatës.

Krahas vërshimeve, një tjetër problem për zonën mbetet ndërprerja e energjisë elektrike, duke shtuar vështirësitë për banorët në këto kushte atmosferike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos