Rama kërkon ndjesë për kërpudhën e prishur

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2019, 14:01 | Aktualitet
Rama kërkon ndjesë për kërpudhën e prishur

Pasi protestuesit shkatërruan një prej instilacioneve të vendosura në oborrin e Kryeministrisë, Edi Rama postoi në llogarinë e tij në Twitter një ndjesë ndaj autorit të kërpudhës së shkatërruar.

“KERPUDHA - Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve. Ndjesë Carsten, kjo s'është Shqipëria këta s'janë shqiptarët”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos