Rama, “maratonë” me ministrat

Nga A2 CNN
4 Janar 2023, 19:13 | Politikë
Rama, “maratonë” me ministrat

Kryeministri Rama ka mbledhur anëtarët e kabinetit qeveritar në takimin e parë në nisje të 2023-shit, mbi sukseset apo dhe dështimet e vitit që lamë pas, dhe detyrat e shtëpisë për vitin e sapo nisur, vit që përkon edhe me mbajtjen e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

kryeministri mbërriti ndjeshëm më herët në “Vilën 30”, aty ku prej orës 15:30 nisi ai që e Edi Rama e quajti takim maratonë.

“Ai momenti kur bën detyrat para orës së mësimit”, ishte përshkrimi i fotos së kryeministrit me sallën e mbledhjes ende bosh. Drejtuesi i çdo dikasteri raportoi para shefit të qeverisë për punën e bërë deri tani, projektet e realizuara dhe ato që presin zgjidhje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos