Rama mbyll fushatën në Berat: Mos u bëni me PS-në, por në emër të kujt do të votoni “faqen e zezë"

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 13:13 | Politikë
Rama mbyll fushatën në Berat: Mos u bëni me PS-në, por

Më pak muzikë e më shumë thirrje qytetarëve që të mos votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” më 14 maj. Kështu e mbylli fushatën elektorale kryetari i PS-së Edi Rama në qarkun e Beratit.

“Faqja e zezë ka sjellë kandidatë në çdo bashki. Ata janë kandidatët e faqes së zezë e të kërkojnë vota për faqen e zezë e të premtojnë në emër të faqes së zezë dhe nuk janë të vetëdijshëm se kanë turpëruar veten emrin e familjes së tyre. Imagjinoni ju vota Mithat Frashëri të votonte sot “Salike Floririn”. Le të mos më shohin mua, le të mos më votojnë. Në emër të kujt votoni ju kandidatët e faqes së zezë?”

Nga bashkia e Beratit, Rama u shpreh para qytetarëve se akuzat që opozita drejton ndaj qeverisë së tij, tregojnë veprimet e demokratëve kur ata ishin në pushtet.

“Unë thosha më duket se kanë këta se nuk mund të akuzosh një njeri kur nuk ke provë, po nuk e bëre vetë. Po nuk pate vjedhur vetë nuk i thua tjetrit hajdut. Offshore na dolën ato, i patë apo jo?

Për gratë e Beratit, Rama la një porosi: “Mos lënë krushk që ka burrin demokrat, mos lënë gjitonë që ka burrin demokrat, shoqe pune që ka burrin demokrat dhe shitëse dhe i pa i dhënë kurajo të sjellë burrin në vete. T’i thotë burrit: Mos na turpëro”.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit kandidati i PS-së, Ervin Demo, do të jetë në garë me Zija Ismailin nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos