Sulm ajror rus në Ukrainë, 18 të vrarë dhe 27 të zhdukur pas bombardimit të një qendre humanitare

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2026, 19:30 | Bota

Sulm ajror rus në Ukrainë, 18 të vrarë dhe 27 të

Të paktën 18 persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror rus në fshatin Komyshuvakha, në rajonin e Zaporizhzhias, në jug të Ukrainës. Viktimat ishin banorë që kishin shkuar për të marrë ndihma humanitare.

Sipas autoriteteve ukrainase, zona u godit nga nëntë bomba ajrore, ndërsa 27 persona rezultojnë ende të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vijojnë kërkimet nën rrënoja, ndërsa ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e cilësoi sulmin si “absolutisht të tmerrshëm”, duke theksuar se Rusia e dinte se në shkollën lokale shpërndahej ndihmë humanitare për banorët çdo javë.

Sipas tij, pas goditjes së parë ndaj shkollës, e cila përdorej për nevoja humanitare, u regjistrua edhe një sulm i dytë në zonën ku njerëzit po strehoheshin.

“Rusët nuk mund të mos e dinin se banorët vendas që kanë mbetur në Komyshuvakha merrnin ndihmë humanitare atje çdo javë”, deklaroi Zelensky.

Kreu i shtetit ukrainas shtoi se ky sulm tregon se Moska nuk ka ndërmend të ulë tensionet dhe të angazhohet për paqe.

Ndërkohë, kreu i administratës rajonale, Mykhailo Semikin, konfirmoi se ekipet e emergjencës ndodhen në terren dhe po punojnë për nxjerrjen e personave të mbetur nën rrënoja.

Deri më tani, ushtria ruse nuk ka bërë një koment publik lidhur me bombardimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos