
Kryeministri Edi Rama u shpreh se mandati i dytë qeverisës meriton një notë pozitive, pavarësisht sfidave të tërmetit dhe pandemisë me të cilat ai u përball dhe që ndryshuan objektivat kryesore.
Në një takim me ministrat e kabinetit, kreu i qeverisë, pasi renditi disa nga arritjet e këtij mandati, shtoi se ndonëse pandemia dhe rindërtimi nuk kanë përfunduar, një avantazh i konsiderueshëm është arritur ndaj tyre.
“Ju falënderoj të gjithëve ju që kontribuuat në këtë tryezë prej shtatorit të 2017. Ky mandat mbyllet me një notë pozitive ndonëse i vështirë për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Jam krenar që ja dolëm me përkushtim pjesës më të madhe të këtyre dy sfidave. Ende nuk ka mbaruar pandemia dhe rindërtimi, por kemi një avantazh të konsiderueshëm. Pavarësisht kritikave për menaxhimin e këtyre krizave kjo do të shenja e këtij mandati. Askush prej atyre që marrin frymëmarrje të asistuar nuk është i vaksinuar. Për skeptikët e Sinovac mbase vlen dhe e dhëna se në spital ndahen në gjysmë për gjysmë të infektuarit me Pfizer dhe Sinovac. Përsëris thirrjen për t’u vaksinuar sa më parë. Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi, por ata që preken e kalojnë sëmundjen më lehtë. Teoritë e konspiracionit e lenë organizimin e njeriut të paarmatosur. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër dhe ata që e kanë kaluar Covid. Pasi nuk ka një imunitet afatgjatë. Falënderoj ministren e Shëndetësisë për angazhimin e saj dhe për punën e vështirë”, u shpreh Rama. (A2 Televizion)