Rama dhe 50 mjekë drejt imunizimit, 40 mijë doza brenda shkurtit

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2021, 09:51 | Aktualitet
Rama dhe 50 mjekë drejt imunizimit, 40 mijë doza brenda shkurtit

Nis aplikimi i dozës së dytë të vaksinës së Pfizer. Mes mjekëve dhe infermierëve të parë që po imunizohen ndaj Covid-19, është dhe kryeministri Edi Rama. Pasi mori dozën tjetër, 21 ditë pas të parës, kreu i qeverisë deklaroi se ditët në vijim do të bëjë publik nivelin e imunizimit nga koronavirusi.

Do të duhen të paktën 7 ditë nga marrja e dozës së dytë për krijimin e antitrupave mbrojtës ndaj virusit.

Mjeku Tritan Kalo, pasi përmbylli procesin e vaksinimit, tregon për A2 se të imunizuarit nuk kanë rrezik infektimi, për sa kohë kanë antitrupa, por janë transmetues për të tjerët nëse bien në kontakt me virusin.

https://a2news.com/2021/02/01/mberrijne-1170-vaksina-nga-pfizer-rama-nuk-mund-te-cojme-doza-ne-kosove-por-mund-te-vaksinojme-50-mjeke/

Ende nuk dihet jetëgjatësia e antitrupave ndaj Covid-19, ndaj mjeku i Spitalit Infektiv këmbëngul për respektimin e masave nga e githë popullata.

1170 dozat e ardhura nga Pfizer do të aplikohen tek mjekët dhe infermierët e tjerë të 4 spitaleve Covid. Ndërsa brenda shkurtit pritet të vijnë dhe 40 mijë doza të tjera.

Nga nisja e fushatës janë vaksinuar mbi 650 mjekë dhe infermierë të spitaleve Covid, ndërsa 50, mes tyre kryeministri Edi Rama, kanë përmbyllur procesin e vaksinimit me dy fazat e saj.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos