Rama: Mirënjohje për heronjtë e kësaj dite

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 19:49 | Aktualitet
Rama: Mirënjohje për heronjtë e kësaj dite

Kryeministri Edi Rama shprehu në Facebook mirënjohjen “për heronjtë e kësaj dite të paharrueshme dhimbjeje kombëtare”.

“Njerëzit e zakonshëm që shërbejnë nën uniformën e Policisë së Shtetit, të Forcave të Armatosura, të Urgjencës Kombëtare Shëndetësore, të Zjarrfikëseve; Bluzat e Bardha, që aq rëndom i përgojojmë si s’ka më keq në ditët me diell dhe që prej orësh të gjata po shpëtojnë jetë e po kurojnë plagë të rënda; Trupat Speciale të Kosovës, të cilat u bënë sot shembëlltyra heroike e bashkimit në dhimbje e në sakrificë të kombit tonë; forcat njerëzore të ardhura nga vendet mike, që vazhdojnë të zbarkojnë edhe tani në aeroportin e Rinasit, për të bashkuar fuqinë e eksperiencës e të solidaritetit të tyre, në një betejë këmbëngulëse e cfilitëse, në kërkim të jetës që ende merr frymë nën gërmadhat e natës më të keqe që kemi kaluar si popull prej kushedi se sa vitesh…”, shkruan Rama në rrjetin social. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos