Skënder Hita takim me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias në Itali

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2026, 12:31 | Kronikë

Skënder Hita takim me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe Antimafias

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale dhe të Drejtorisë Hetimore Antimafia në Itali, ku në fokus të diskutimeve ka qenë forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive kriminale ndërkufitare.

Takimi u zhvillua në Drejtorinë Qendrore të Policisë Kriminale në Itali, ku Hita dhe delegacioni shqiptar u pritën nga Prefekti Raffaele Grassi, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike dhe Drejtor Qendror i Policisë Kriminale, si dhe nga Gjenerali Nicola Massimo Masciulli, Drejtor i Drejtorisë Hetimore Antimafia (DIA).

Në takim morën pjesë edhe drejtues të strukturave italiane të luftës kundër narkotikëve, bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe operacioneve speciale.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, diskutimet u përqendruan te koordinimi i hetimeve dhe operacioneve të përbashkëta për identifikimin dhe goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos