Rama: Myslym Murrizi, i vetmi me “dy pare mend”. Askush s’i shpëton drejtësisë

Nga A2 CNN
26 Shkurt 2019, 16:24 | Politikë
Rama: Myslym Murrizi, i vetmi me “dy pare mend”. Askush s’i

Parlamenti do të mbajë seancën e kësaj jave ditën e sotme në orën 17:00, të njoftuar vetëm mëngjesin e së martës nga Gramoz Ruçi, ndërsa Kryeministri Rama nuk do të jetë i pranishëm pasi po mban turin e tij të takimeve me qytetarët, këtë herë në qytetin e Lushnjës.

Në takimin me qytetarët, Rama përmendi sërish djegien e mandateve nga deputetët e opozitës. Duke iu drejtuar qytetarëve të Lushnjes, ai u shpreh se tashmë mazhoranca duhet të përfaqësojë edhe votuesit e djathtë, tashmë, sipas tij, të braktisur nga opozita.

Por Rama tha se për qytetarët e Lushnjës nuk është e njëjta gjë, pasi deputeti i tyre, Myslym Murrizi, doli kundër vendimit të PD, duke mbajtur mandatin.

https://a2news.com/2019/02/26/rama-opozita-nuk-demton-qeverine-por-popullin-mos-i-shkoni-mbrapa/

“Ata janë arratisur nga detyra. Por i vetmi me dy pare mend na doli Myslym Murrizi. Edhe pse nuk e di si ndodhi. Mendojnë se do të fshihen mes popullit kur të vijë momenti për të dhënë garanci përballë drejtësisë, por kjo nuk ka për të ndodhur”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos