Rama ndryshoi qëndrim për maskat, qytetarët të ndarë

Nga A2 CNN
11 Tetor 2020, 15:51 | Aktualitet
Rama ndryshoi qëndrim për maskat, qytetarët të ndarë

Një muaj e gjysmë pasi shprehej se maska nuk ishte e nevojshme në ambiente të hapura, kryeministri Rama ndryshoi qëndrim. Nga 15 tetori edhe në Shqipëri, sipas tij, maska do të jetë e detyrueshme dhe në ambiente të hapura.

Pas këtij vendimi, qytetarët kanë shijuar të dielën e fundit pa maska në parqe e rrugë. Një pjesë e mendojnë të drejtë vendimin dhe pse deri tani nuk e kanë mbajtur maskën në ambiente të hapura edhe aty ku është e vështirë të ruhet distanca. Të tjerë qytetarë shprehen se ky vendim duhet diskutuar mes ekspertëve pasi jo të gjithë mund ta mbajnë për orë të zgjatura maskën.

Ndërsa më absurd u duket rregulli që maska hiqet kur jemi në lokal dhe restorant, edhe pse rreziku i infektimit është i madh.

Për të moshuarit, ky vendim nuk do të prishë qetësinë e tyre, madje as lojën e dominosë në ditët në vijim.

Edhe pse ky vendim pritet të shoqërohet me reagime e kundërshti, nga 15 tetori  çdo qytetar do të gjobitet me 2 mijë lekë të rinj nëse kapet pa maskë në rrugë dhe ambiente të tjera të hapura. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/11/me-maska-apo-pa-maska-institucionet-amerikane-ne-lufte-task-forca-kunder-maskes-ne-publik/
https://a2news.com/2020/10/10/trump-rikthehet-ne-skene-pa-maske-jam-mire/
https://a2news.com/2020/10/11/maskat-ne-ambientet-jashte-qytetaret-pro-dhe-kunder-mbajtjes-ne-kukes/
https://a2news.com/2020/10/10/nga-java-e-ardhshme-maska-do-te-jete-e-detyrueshme-kudo-rama-gjoba-do-te-zbatohet-te-fatura-e-dritave/
https://a2news.com/2020/10/11/rama-rikthen-bashkebisedimin-me-qytetaret-nga-facebooku-taksat-ua-hoqem-tani-maskat-i-keni-me-detyrim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos