Rama në Berlin: Pikturoj gjatë takimeve zyrtare

Nga A2 CNN
28 Janar 2019, 21:35 | Kulturë
Rama në Berlin: Pikturoj gjatë takimeve zyrtare

Edi Rama ka hapur një tjetër ekspozitë në Berlin. Në një intervistë për “Deuche Welle”, ai nuk flet në kostumin e kryeministrit, por të një piktori që pikturon mbi dokumente politike.

“Vizatoj gjatë takimeve, vizatoj gjatë telefonatave, gjatë momenteve të pauzave dhe është një proces krejt i natyrshëm”, thotë Rama.

Por ku e sheh veten në të ardhmen, kur të mos jete më kryeministër i Shqipërisë, Rama? Si artist apo si ndërmjetësues ndërkombëtar? "Unë nuk shikoj filxhan. E bukura e kësaj jete asnjëherë nuk planifikohet. Por them që nuk do plakem keq, si ca që nuk ikin dot nga politika dhe që lemerisin kalamajtë e këmbëngulin për të qenë pjesë".

Në ekspozitën e Berlinit janë ekspozuar ndër të tjera edhe një letër në anglisht drejtuar kancelares gjermane Angela Merkel, si edhe një letër drejtuar presidentit të Shqipërisë Ilir Meta për emërimin e Ministrit të Brendshëm.

Ekspozita e titulluar "Works" qëndron e hapur në galerinë Carlier Gebauer në Berlin deri më datën 9 mars 2019. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos