All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rama në Durrës, qytetarët i kërkojnë llogari kur do të jenë gati banesat e reja

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 15:41 | Politikë
Rama në Durrës, qytetarët i kërkojnë llogari kur do
All - Paragraf - 1

Pas konferencës së përbashkët në Tiranë, kryeministri Edi Rama dhe komisioneri Varhely kanë vizituar zonat e dëmtuara nga tërmeti në Durrës.

Kryeministri informoi komisionerin mbi punën e qeverisë për procesin e rindërtimit, ndërsa ka shtuar se plani është që në këtë qytet të ndërtohen një apo dy lagje, ku do të vendosen personat që kanë mbetur të pastrehë.

All - Paragraf - 3

Gjatë kësaj vizite, kryeministri është përballur me një grup banorësh të cilët kanë kërkuar të dinë nga kryeministri afatet se kur do të kenë banesat e reja, pasi prej më tepër se një muaji presin të marrin një zgjidhje përfundimtare.

“Procesi i rindërtimit kërkon kohë e nuk mund të zgjidhet për një afat kaq të shkurtër”, i është përgjigjur kreu i qeverisë banorëve të Durrësit.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos