PD denoncon një tjetër Kryebashkiak socialist, Bardhi: Agron Malaj i dënuar, të shkarkohet

Nga A2 CNN
16 Janar 2020, 11:54 | Politikë

Partia Demokratike ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Mat, Agron Malaj, se nuk mund të vazhdojë detyrën për shkak se preket nga ligji i dekriminalizimit.

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, tha se Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit të ushtrimit të detyrës, pasi është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje.

“Ky është rasti i pestë që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetjes së krimit dhe ndan pushtet me krimin. PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ të administrojë pa vonesë vendimin e Gjykatës së Matit dhe për heqjen e menjëhershme të mandatit për Agron Malajn”, tha Bardhi.

Sipas vendimit të dënimit, publikuar nga PD, Malaj rezulton i dënuar në vitin 1999. Më vonë ai ka qenë pjesë e Gardës së Republikës, madje ka qenë në detyrë në 21 janar 2011, ku gjatë protestës para Kryeministrisë humbën jetën 4 persona dhe disa të tjerë u plagosën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/05/26/gardisti-i-21-janarit-malaj-bashes-me-sulmon-se-nuk-qellova-mbi-qytetaret/
https://a2news.com/2019/05/14/gardisti-i-21-janarit-kandidat-ne-mat-rama-nuk-ka-shkelur-ligjin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos