Rama në Fier: Opozita ka mbetur rrugëve

Nga A2 CNN
9 Mars 2019, 12:06 | Aktualitet

Në fjalën e tij mbajtur në Fier në kuadër të “Bashkisë që duam”, Kryeministri Edi Rama tha se opozita ka mbetur rrugëve për shkak se i ka marrë peng një kokë që nuk di ku i çon. “Jam i bindur që ka plot qytetarë të Fierit që për shumë arsye, historike apo të përditshmes, nuk e kanë vlerësuar kurrë mundësinë për të votuar Partinë Socialiste. Por ama jam i bindur që ata nuk kanë asnjë lidhje me ata 100 Petritat e Saliut te kthesa, të cilët përfaqësojnë saktësisht dëshpërimin e madh të Saliut dhe çetës së tij plakë, që tani ka mbetur aty ku i takon, rrugëve”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos