“Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë. E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”.
Ky mesazhi që Edi Rama u dërgon kundërshtarëve dhe kritikëve të tij, teksa vizitoi ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht.
Ndërkohë, dy ditë më parë Rama konfirmoi Sotiraq Filon si kandidat për herë të dytë për Bashkinë e Korçës. (A2 Televizion)