Rama në Shkup: Kush nuk e kupton sa të vegjël jemi të ndarë, i dënuar të jetojë në të shkuarën

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 10:53 | Politikë
Rama në Shkup: Kush nuk e kupton sa të vegjël jemi të

Nga Forumi Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, i cili po mbahet në Shkup, kryeministra Rama u shpreh se kush nuk e kupton sa të vegjël jemi të ndarë, i dënuar të jetojë në të shkuarën.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova e shtete të tjera. Mozaiku i pjesëmarrjes sot është përtej 3 vendeve tona. Besoj që është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku për të kuptuar rëndësinë e kësaj nisme. Këtu janë të pranishëm njerëzit e sipërmarrjes që duan të shkojnë më tutje. Për të gjithë ata, kjo nismë është gjëja e duhur dhe ndryshe nga sa predikojnë disa, është edhe e vonuar.

Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i së shkuarës në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma sa të vegjël jemi të ndarë, për më shumë punë, për më shumë perspektivë, është i dënuar të jetojë në të shkuarën. Ne nuk duam të jetojmë në të shkuarën”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos