
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Skocisë ku po merr pjesë në konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike.
Në Glasgow, Rama është pritur nga Boris Johnson, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Në qendër të diskutimeve në konferencë janë ndryshimet klimatike, teksa pritet që të propozohen masat konkrete që do të ndërmerren në nivel global për të ulur emetimet deri në vitin 2030 dhe sesi do të ndihmohet planeti ynë. (A2 Televizion)