Vasili: Beteja ndaj eurobondit, vija e kuqe midis opozitës së vërtetë dhe asaj “fake”

Nga A2 CNN
31 Tetor 2021, 21:18 | Politikë
Vasili: Beteja ndaj eurobondit, vija e kuqe midis opozitës së

“Beteja ndaj eurobondit shkatërrimtar 2.3 miliard euro, vijë ndarëse mes opozitës së vërtetë dhe fake opozitës !!”. Këto janë fjalët e  nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

Sipas tij, “lufta pa asnjë kompromis me rilindjen për borxhet monstruoze, është luftë pa kthim. Kjo luftë është vijë ndarëse mes luftës ballore dhe pa kompromis dhe kompromiseve pas kuintave, që janë thjesht  kapje, dorëzim dhe rreshtim pa kushte në krahun e rilindjes dhe grabitjes se saj”.

https://www.facebook.com/petritvasil/posts/436936507790612

Sipas tij, nga viti 2015 qeveria ka marrë një shifër prej 2 miliard e 300 milion euro borxh.

“Përkatësisht viti 2015- 450 Milion Euro, viti 2018-500 Milion Euro, viti 2020- 650 Milion Euro, viti 2021-500-700 Milion Euro. Asnjë shqiptar nuk ka parë asgjë, por asgjë fare që të jetë realizuar me këto para”, thotë Vasili, që e cilëson se është një grabitje gjigande e parave publike.

Vasili kërkon hetim nga SPAK, edhe pse sipas tij ky institucion “i ka mbyllur sytë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos