Rama në Vlorë: Ka ardhur momenti që Universitet të jenë të pavarura, të mos presin vetëm nga qeveria

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 11:00 | Politikë
Rama në Vlorë: Ka ardhur momenti që Universitet të jenë

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Vlorë, në një takim me studentën, ku tha se ka ardhur momenti që universitetet të mos presim më vetëm nga qeveria, por të jenë të pavarura. Në fillim të këtij viti akademik, pedagogët kanë pasur protestë për rritje të pagës, mirëpo kryeministri theksoi se me reformën në Arsimin e Lartë, tashmë stafeve u jepet mundësia që të mund të jenë pjesë e programeve të ndryshme për të rritur të ardhurat e tyre.

“Ajo që dua të theksoj po ashtu është rritja e ndjeshme e pjesëmarrjes dhe e shkallës së suksesit të universiteteve në programet europiane gjë që u jep mundësi stafeve universitare dhe ekipeve akademike të universiteve, të mund të përfitojnë financime prej të cilave të rrisin edhe te ardhurat e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga të ardhurat shkencore. Janë financime për të cilat për shumë kohë në të shkuarën Shqipëria mbetej gjithmonë në bisht si rezultat i mosfunksionimit, keqorganizimit,  dhe mos reformimit të univesiteteve, por besoj qe me reformën e arsimit të lartë, me hapat  që po hidhen jo pa vështirësi, por sidoqoftë në mënyrë sistematike, po krijohen disa zakone të reja po themi, për ta parë veten universiteti si pjesë e një rruge ku nuk mund të pritet gjithçka që të vijë nga qeveria dhe nga shteti po ku shumëçka duhet të vijë nga organizimi i brendshëm, nga forcat e brendshme, nga ndërverprimi me universitetet e tjera”, u shpreh kreu i qeverisë.

Në fjalën e tij, Rama tha se prioritet i qeverisë së tij është ndërkombëtarizimi i universiteteve.

“Hapja e sa më shumë dyerve për studentët dhe pedagogët në Europë dhe njëkohësisht sjellja e sa më shumë dije dhe eksperience nga Europa në universitetet tona, janë një domosdoshmëri për transformimin e mëtejshëm të universitetit, ku duhet të jemi në gjendje që t’u japim nxënësve qe mbarojnë shkollën dhe përgatiten për universitet, që të kenë këtu në Shqipëri zgjedhje të larmishme që iu ofrojnë të njëjtat prgrame, me të njëjtat standarte, si në vendet e Europës dhe kjo është e mundur përmes ndërkombëtarizimit dhe më vjen mirë edhe këtu, ashtu sikundër edhe në universitete e tjera, numri i studentëve dhe numri i pedagogëve që përfshihen në programe ndërkombëtare vjen duke u rritur.

Janë shumë marrëveshje të bëra nga unversitetet sidomos në vitin e fundit, pasi ne kemi shpallur ndërkombëtarizimin si prioritet, dhe kemi bashkëpunuar me rektorët, kemi bashkëpunuar me ministritë përkatëse të Arsimit, të Shkencës ne vende të ndryshme të Europës. Kemi organizuar takime të përbashkëta për të nxitur pikërisht këtë proces. Është bërë e mundur që të krijohen më shumë mundësi, të krijohen më shumë hapësira dhe besoj që në këtë rrugë, do të mund të shohim vit pas viti fryte të reja”, përfundoi Rama.

Rama ishte në takim me studentë dhe pedagogë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, përfitues të programit ERASMUS +, si dhe studentë të huaj nga universitet eruopiane me të cilët Universiteti i Vlorës ka marrëveshje bashkëpunimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos