Rama: Nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 21:19 | Aktualitet
Rama: Nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në

Kryeministri Rama njoftoi se duke filluar nga data 1 qershor do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të gjithë vendin.

“Të hënën, më 1 qershor, do të hapen kopshtet dhe çerdhet, do të hapim kufijtë tokësorë, do të hapim qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, por nuk do të lejojmë asnjë objekt privat përveç hoteleve. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra, kjo fundjavë do të jetë e fundit e ndalim-kalimit të kufirit përtej çdo zone të kuqe”, tha Rama.

Sa i përket transportit urban, Rama theksoi se ende nuk është marrë një vendim. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/05/27/koronavirusi-ne-shqiperi-rama-java-e-fundit-me-masa-kufizuese-por-lufta-vazhdon/

A2 CNN Livestream

Latest Videos