All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Zbardhja e krimeve, policia 100 mijë euro në vit për informatorët

Nga A2 CNN
27 Maj 2020, 20:14 | Aktualitet
Zbardhja e krimeve, policia 100 mijë euro në vit për
All - Paragraf - 1

Policia e Shtetit ka një buxhet prej 16.7 milionë lekësh. Një pjesë e këtij buxheti shkon për informatorët. E konsideruar si një zë sekret në buxhet, nuk ka një shifër zyrtare, por A2 ka mësuar se shuma për bashkëpunëtorët e policisë shkon deri në 100 mijë euro.

Informatorët ndahen në disa kategori dhe për policinë shqiptare janë informatorët vigjilentë, natyralë dhe të kompromentuarit.

All - Paragraf - 3

Informatorët vigjilentë janë ata persona të cilët kundrejt shumave të parave japin informacione për policinë shpeshherë jo të plota pasi kanë si qëllim të përfitojnë sa më shumë nga informacionet e tyre.

Natyralët janë ata bashkëpunëtorë që e japin me dëshirë informacionin ndërsa informatorët e kompromentuar janë ata persona të cilët janë kapur nga organet ligjzbatuese për një krim dhe përdoren nga policia si bashkëpunëtorë.

Në zbardhjen e disa prej ngjarjeve të rënda kriminale qëndron dhe puna e tyre, por në Shqipëri prej disa vitesh rrjeti i bashkëpunëtorëve është dëmtuar.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos