Rama nga RMV: Edhe 1000 herë të kthehesha pas, Ballkanin e Hapur do ta bëja sërish

Nga A2 CNN
6 Korrik 2023, 13:14 | Ballkani
Rama nga RMV: Edhe 1000 herë të kthehesha pas, Ballkanin e Hapur do ta

Edhe 1000 herë të kthehesha pas, do ta bëja sërish.” Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama për nismën e Ballkanit të Hapur nga Maqedonia e Veriut ku po mban një konferencë për shtyp me homologun Dimitar Kovačevski.

Kreu i qeverisë ka nisur sot turin e Ballkanit, i cili bëhet në kuadër të Procesit të Berlinit.

I pyetur nga gazetarët nëse mori mësim nga Ballkani i Hapur dhe fakti që Kosova mbeti jashtë, Rama theksoi se nisma nuk është aspak përjashtuese teksa shtoi se në kuadër të saj janë ndërmarrë 72 iniciativa në rajon.

Kurse, i pyetur për hezitimin e deritanishëm të kryeministrit Kurti për një takim bilateral, Rama theksoi se ende shpreson për një përgjigje pozitive.

Na lini ta trajtojmë mes shqiptarësh. Kam akoma shpresë që Albini nuk e ka harruar kanunin që kur të vjen në shtëpi edhe hasmin duhet ta presësh...Sa i përket asaj të vëllazërisë apo gjakderdhjes, mendoj që është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot.  Nuk mund të rrimë në të shkuarën e të anatemojmë njëri-tjetrin. Patrioti i vërtetë është ai që do vendin e vet dhe s’i do të keqen askujt tjetër."

Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi po ashtu rolin që nisma Ballkani i Hapur pati në rajon. Ai shfrytëzoi gjithashtu rastin për të bërë thirrje për de-përshkallëzimin e situatës Kosovë-Serbi ndërsa u bëri thirrje palëve që të zbatojnë obligimet e marra me ndërmjetësim të ndërkombëtarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos