Rama: Nuk riatdhesojmë në masë bashkëqytetarë, vetëm disa në pikë të hallit

Nga A2 CNN
29 Mars 2020, 13:13 | Aktualitet
Rama: Nuk riatdhesojmë në masë bashkëqytetarë,

Kryeministri Edi Rama përmes një nga postimet e tij në Facebook ka sqaruar se qeveria nuk ka mundësi të riatdhesojë të gjithë bashkëqytetarët që ndodhen jashtë shtetit, dhe se ato pak fluturime që po kryhen përfshijnë vetëm disa kategoria specifike.

“Janë ata të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës; bashkëqytetarë që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit”, thotë Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2772146679561673/

Sipas tij, lista është mbyllur, dhe nuk ka kuptim të merren pa pushim ambasadat, “sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës!”.

Kryeministri njoftoi edhe se të riatdhesuarve të këtyre ditëve do t’u botohet emri nga Policia e Shtetit, në mënyrë që “po e shkelën ligjin e vetëkarantinimit askush që i njeh të mos u afrohet!”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos