
Në një intervistë për BBC World News, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e gatshme që t’i ofrojë strehë qytetarëve afganë, nëse ata duan që të qëndrojnë në vendin tonë.
-Gazetari Boulos: A parashikoni mundësinë e vendstrehimit të përhershëm për këta njerëz?
“Kjo është ajo çka thonë ata. Ne jemi ftuar që t’i mirëpresim përkohësisht, ndoshta do të jenë në gjendje më pas që të mbërrijnë në SHBA. Por e dimë se situata është mjaft e ndërlikuar. Me kaq shumë njerëz që po aplikojnë për viza amerikane, do të duhet më gjatë se sa ishte thënë.
E dimë se sigurisht jemi të gatshëm që t’i mirëpresim të qëndrojnë më shumë. E nëse duan që të vendosen këtu, mund ta bëjmë këtë gjë.”, tha Rama për gazetarin Ben Boulos. (A2 Televizion)