Rama për Berishën: PD do vijë në parlament me një dhëmballë të prishur të cilën s’ka kurajo ta shkulë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2021, 11:06 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama e quajti Sali Berishën “një dhëmballë të prishur” të Partisë Demokratike, gjatë një darke me deputetët e zgjedhur të partisë socialiste. “Fatkeqësisht PD do të vijë në parlamentin e ri me një dhëmballë të prishur, të cilën as nuk ka kurajo ta shkulë, e as nuk ka vullnet ta qetësojë”, tha Rama. “Por kjo nuk është asnjë arsye për t’u marrë me dhëmballën e saj, asnjë motiv për t’iu gëzuar shpërfytyrimit të PD, për shkak të infektimit të krejt fytyrës së saj nga ajo dhëmballë, duke fërkuar duart e duke fjetur mendjen me idenë se, sa kohë dhëmballa do të jetë aty, fytyra e PD do të jetë e pavotueshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos