Rama: Problemi i madh i shqiptarëve quhet Ilir Meta

Nga A2 CNN
9 Tetor 2020, 18:41 | Politikë
Rama: Problemi i madh i shqiptarëve quhet Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama, pas Asamblesë së Partisë Socialiste, tha para gazetarëve se e përmendi disa herë Ilir Metën në fjalën e tij për arsye se, sipas tij, Presidenti është problemi më i madh i shqiptarëve.

“Problemi i madh mes shqiptarëve dhe të ardhmes quhet Ilir Meta dhe LSI. Ky është problemi i madh i zgjedhjeve të ardhshme dhe mendoj se shqiptarët do t’i japin zgjidhje këtij problemi gjatë zgjedhjeve të ardhshme”, deklaroi Rama.

https://a2news.com/2020/10/09/meta-dorehiqem-nese-rama-ben-publik-emrin-dhe-vendin-kur-kam-takuar-nje-subjekt-te-ofl-se/

Kur u pyet nëse partia që ai drejton do të shtojë filtrate në mënyrë që kandidatët e saj të mos i kapë dekriminalizimi, Rama u përgjigj: “Filtrat i ka ligji, PS-ja nuk ka dhomë torturash për të nxjerrë sekretet e errëta që mund të ketë ndonjëri. Nëse ligji të kap që nuk ke thënë të vërtetën, partia ka për detyrë të reagojë në mënyrën e duhur”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/10/09/rama-i-pergjigjet-metes-cfare-borxhi-te-ka-shqiperia-te-duroje-shkallimet-e-tua/

A2 CNN Livestream

Latest Videos