
Dy orë pas përfundimit të protestës së opozitës, ka ardhur edhe reagimi i radhës nga ana e Kryeministrit Rama, që këtë të shtunë ishte në Vlorë për një aktivitet në lidhje me Bashkinë e qytetit.
Rama iu adresua në postimin e tij në Twitter protestuesve, por edhe vlonjatëve dhe Policisë së Shtetit.
“Për Protestuesit: Është faji i atyre ë ju tërheqin nga hunda apo juaji që akoma i ndieni pas ata udhë humbur? Për Vlonjatët: Sot ju i ritreguat Shqipërisë atë që dini më mirë, anën e duhur të historisë! Për Policinë e Shtetit: Ishte dita për të bërë dallimin e madh. Ju e bëtë! Respekt”, shkruan Rama në Twitter. (A2 Televizion)