Rama reagon pas deklaratave të Metës, bën parashikimin për Partinë e Lirisë

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2022, 17:34 | Politikë
Rama reagon pas deklaratave të Metës, bën parashikimin për

Kryeministri Edi Rama reagoi pas deklaratave të Ilir Metë për çështjen e projektit të Portit të Durrësit.

“S’di pse kam ndjesinë që ky shefi i PL (Partisë së Lekut) ka aq shumë njohuri të fshehura për fshehjen e emrave e lekëve, sa nuk i shmanget dot përgojimit deri edhe të dikujt me emër, mbiemër, kapitale e vepra të njohura dhe të respektuara botërisht”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë, shprehet se personi që do të ndërtojë portin e ri turistik ka ndërtuar gjysmën e Dubait, ndërsa tha se Ilir Meta ka ndërtuar vetëm dy parti, duke bërë dhe një parashikim për subjektin e ri politik.

“Ai që do të ndërtojë Portin Turistik të Durrësit, ka ndërtuar gjysmën e Dubait, kurse ky që e përgojon ka ndërtuar vetëm dy parti, njëra sapo ka ikur për skrap tjetra sapo ka ardhur për lekë! Kam edhe një ndjesi tjetër: Më duket se kjo tjetra do na lerë shumë më shpejt se e para”, përfundon kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos