Rama reagon për tërmetin në Egje: Solidaritet vëllazëror me familjet e viktimave

Nga A2 CNN
30 Tetor 2020, 18:36 | Aktualitet
Rama reagon për tërmetin në Egje: Solidaritet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një status në rrjetet sociale për tërmetin e fuqishëm që goditi Turqinë dhe Greqinë mesditën e së premtes.

Pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, Rama tha se biseda me liderëve të dy vendeve të goditura nga tërmeti është një dritë mirësie dhe shprese.

“Trishtim e keqardhje për goditjen nga tërmeti në Turqi e Greqi dhe lutje për viktimat e solidaritet vëllazëror me familjet e tyre. Në këtë ditë kaq të zymtë, biseda mes udhëheqësve të dy vendeve një dritë mirësie mes të dy popujve dhe shprese për të nesërmen e vetë Europës”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos