“Ju lutem, mos dërgoni më ndihma ushqimore dhe rroba”.
Kjo është thirrja e mesditës e kryeministrit Edi Rama, i cili pohon se kanë ardhur pafund ndihma dhe hapësirat e magazinimit po shteren.
“Në Portin e Durrësit nuk ka më kapacitet dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ”, thotë kryeministri, i cili bën një tjetër lutje, kur thotë “mos dëgjoni ata që spekulojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi”.
“Lufta e vërtetë është strehimi dijnitoz i banorëve”, thotë kreu i qeverisë, ndërsa bën thirrje për kontribut financiar sipas mundësive në adresën unike e-albania.al/dhuro. (A2 Televizion)