Rama takon yllin Di Caprio në Glasgow: Na bashkoi Vjosa

Nga A2 CNN
2 Nëntor 2021, 21:32 | Politikë

Në ditën e dytë të konferencës për klimën në Glasgow të Skocisë, kryeministri Edi Rama është takuar me takuar me aktorin hollivudian Leonardo Di Caprio. Në fotot e shpërndara në Facebook, Rama shprehet se me të e bashkon mbrojtja e lumit Vjosa.

“Kur je komshi me Leonardo Di Caprion dhe të lidh mbrojtja e Vjosës”, shkruan Rama, krahas fotove.

Aktori i njohur amerikan Leonardo Di Caprio iu bashkua dy vjet më parë nismës për mbrojtjen e lumit Vjosa kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Lumi i Vjosës karakterizohet nga kanione të bukur, rrjedha të rrëmbyeshme, ishuj dhe kthesa që krijojnë gjarpërime të mrekullueshme gjatë 270 km të tij. Të gjitha degët e tij rrjedhin të pandërprera dhe të paprekura, duke krijuar një rrjet lumor të gjallë si diçka që nuk haset më aktualisht në Europë. Aktori hollivudian ka bërë shpesh apel në rrjetet sociale për të mbrojtur lumenjtë biodiversë të mbetur në Evropë, si një shpëtim për komunitetet lokale dhe shumë specie të rrezikuara që rrezikojnë të humbasin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos